Luiz Felipe ia hedh me një ndeshje, gjobiten Milani dhe Kolarov i Interit

Organet disiplinore në Federatën Italianë të Futbollit kanë marrë vendimet e tyre ditën e sotme dhe bie në sy gjobitja e Milanit me 10 mijë euro, ndërsa Luiz Felipe i Lazios është pezulluar me një ndeshje.

Braziliani u ndëshkua me karton të kuq pas ndeshjes me Interin, për festën që bëri duke iu hedhur në supe sulmuesit Joaquin Correa të skuadrës nga Milano. Felipes iu tregua direkt kartoni i kuq dhe mungon këtë fundjavë.

Sa i takon gjobës që ka marrë Milani, lidhet me hedhjen e një drite laser ndaj lojtarëve të Hellas Verona.

Me nga një ndeshje janë të pezulluar edhe Roberto Pereyra (Udinese), Riccardo Sottil (Fiorentina) dhe Morten Thorsby (Sampdoria).

Te Interi e ka pësuar Aleksandar Kolarov, ish-lojtar i Romës, i cili u gjobit me 10 mijë euro për gjestin provokues ndaj tifozëve të Lazios. / Oversport.tv