Luiza Gega kualifikohet në Botërorin e Beogradit, renditet e dyta në Angli

Luiza Gega konfirmon edhe një herë se është ajo mbretëresha e atletikës shqiptare.

Atletja ka marrë pjesë sot në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli, një nga etapat kualifikuese për pjesëmarrjen në Botëror dhe ia ka dalë të arrijë normën që ishte fokusi i saj në këtë aktivitet.

Norma për pjesëmarrjen në Botëror ishte 8.49.00 dhe ajo doli e dyta me kohën 8:47.53 në këtë garë.

Falë këtij suksesi Luiza Gega ka arritur që të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd. / Oversport.tv