Luiza Gega shkëlqen në Serbi, sportistja kuqezi merr medalje ari dhe kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024

Atletja shqiptare Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë në garat ndërkombëtare, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Sportistja kuqezi ka arritur të marrë Medalje të Artë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Seribi në disiplinën 3000 metra me pengesa, duke vendosur kohën 9.21.53.

Koha e arritur prej Luiza Gegës është normë kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024. Me medaljen e marrë ditën e sotme sportisja kuqezi është kualifikuar për në Lojërat Olimpike dhe bëhet sportistja e parë shqiptare që siguron një biletë për në Paris 2024. / Oversport.tv