Luiza Gega shkruan histori, shpallet kampione europe dhe vendos rekord të ri

Luiza Gega shkruan histori në atletikën shqiptare pasi është shpallur kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa. Atletja shqiptare mori medalje ari në Europianin e Atletikës që është duke u zhvilluar në Mynih.

Gega arriti të fitonte garën duke e ndalur kronometrin në kohën 9.11.31 dhe duke vendosur gjithashtu rekord të ri europian. Më parë ky rekord ishte i vendosur nga atletja ruse Zaripova, por Gega e theu me 6 sekonda më pak.

Gega vazhdon të tregojë kështu formën e saj të mirë që është duke kaluar. Kjo nuk është hera e parë që Luiza Gega thyhen një rekord, pasi në garat e mëparshme ka vendosur disa rekorde kombëtare, por kjo fitore është e një tjetër niveli. /oversport.tv