Luka Jovic në merkato? Liverpooli i prish planet tre ekipeve italiane

Luka Jovic mund të kthehet në një emër të nxehtë në merkaton e janarit. Sulmuesi serb nuk po gjen hapësirat e duhura tek ekipi i Real Madridit dhe po shikon për mundësi të reja.

Në horizont janë disa ekipe që kërkojnë shërbimet e sulmuesit. Midis tyre janë edhe tre ekipet italiane, Inter, Juventus dhe Fiorentina. Sipas asaj që raportohet nga Fichajes.net, drejtuesit e ekipeve kanë hapur një garë për të siguruar sa më shpejtë shërbimet e serbit.

Megjithatë, një tjetër emër i nxehtë nuk mbetet pas. Emri vjen nga Anglia dhe është Liverpool. Klopp e pëlqen shumë Jovic dhe, sipas mediave ai do të bënte çmos për të marrë në ekip serbin. Klubet gjithsesi ende nuk kanë bërë një lëvizje zyrtare dhe mbetet të hapet sesioni i merkatos për të parë çfarë do të ndodhë realisht. /oversport.tv