Nga grumbullimi me kombëtaren e tij, Belgjikën, Romelu Lukaku i është kthyer edhe njëherë dëmtimit horror që Christian Eriksen pësoi në Euro 2020 gjatë ndeshjes Danimark-Finland. Belgu ende nuk e ka kaluar totalisht shijen e hidhur që ajo situatë i la: “Unë shpërtheva në lot kur dëgjova për sëmundjen. Kur isha duke luajtur me Interin kam kaluar më shumë kohë me Christian sesa me nënën time, djalin tim ose vëllain tim sepse në Itali ju kaloni praktikisht gjithë ditën me klubin në stërvitje. Dhoma e tij ishte pranë times”
Lukaku ishte ndër të parët lojtarë që reagoi lidhur me ish shokun e tij të ekipit gjatë Euro 2020 duke i dedikuar atij edhe golin kundër Rusisë.
Ai më pas shtoi: “Gjatë rrugës për në stadiumin e Shën Petersburgut kisha nevojë për diçka që të më gëzonte, kështu që vendosa të luaja për të gjatë turneut. Doja t’i tregoja afërsinë time në një farë mënyre. I dërgova gjithashtu një mesazh dhe isha i lumtur që ai u përgjigj”. / oversport.tv