Lukaku mban në tension Inzaghin, ja kur mund të kthehet sulmuesi belg

Për Romelu Lukakun, deri më tani ka qenë një sezon i mbushur plot me vështirësi dhe pengesa. Sulmuesi belg i Interit është shoqëruar nga shumë ndalesa për shkak të dëmtimeve të cilat nuk e kanë lejuar të tregojë veten në rikthimin e tij me fanellën zikaltër.

Ai është dëmtuar sërish ditët e fundit dhe sot në sfidën ndaj Parmës nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Inzaghi. Në kampin zikaltër të gjithë janë të shqetësuar për gjendjen e tij. Edhe pse dëmtimi nuk është shumë i rëndë të gjithë kanë frikën se mos ripërsëritet, siç ka ndodhur shpesh gjatë këtij sezoni.

Megjithatë, mjekët e ekipit kanë dhënë informacionet e para për trajnerin Inzaghi se kur mund të kthehet sulmuesi belg. Ky i fundit mund të jetë në stol në sfidën ndaj Hellas Veronës, ndërsa objektivi është që ai të kthehet në gjendje optimale në derbin ndaj Milanit. Interi dhe Milani do të përballen më 18 janar në Riad, për Superkupën e Italisë. /oversport.tv