Vetëm një ditë me parë, Juventusi u fut vrullshëm në garë me Interin për të siguruar shërbimet e Romelu Lukakut. Ky i fundit duket se ka zgjedhur të ndërrojë destinacion dhe tashmë kërkon të transferohet te bardhezinjtë.
Megjithatë, “zonja e vjetër” nuk do të firmoste me sulmuesin belg në rast se Vlahovic nuk do të largohej. Të interesuar së fundmi për yllin e Juventusit janë shfaqur Paris Saint-Germain.
Siç raporton “Sportmediaset”, oferta e kampionëve të Francës për Vlahovic është 10 milionë euro në sezon dhe një kontratë 5-vjeçare. Nëse ky transferim do të shkonte drejt finalizimit, bardhezinjtë do të mbushin arkat e klubit me 80 ose 90 milionë euro nga shitja e sulmuesit. /oversport.tv