Lumturohet Inzaghi, rikuperohet mesfushori për derbin e Italisë

Simone Inzaghi ka një arsye më shumë për t’u lumturuar në prag të sfidës ndaj Juventusit. Trajneri italian do të ketë në dispozicion për këtë sfidë edhe mesfushorin turk Hakan Calhanoglu.

Pas një dëmtimi të pësuar në grumbullimin me kombëtaren turke, Calhanoglu nuk ka qënë në dispozicion të trajnerit zikaltër. Ai nuk u aktivizua kundër Sheriff Tiraspol në Champions League, por u aktivizua vetëm 4 minuta kundër Lazios.

Megjithatë, turku duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm të rikthehet në ekip. Ai do të gjejë kësaj radhe edhe konkurrencën e Arturo Vidal për një vend në mesfushë, pas performancës së mirë të kilienit që gjeti edhe rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit. /oversport.tv