Lushkja çon në peshë “Air Albania”, Tirana shmang humbjen në fund! Shkëndija bën detyrën në shtëpi

Tirana ka arritur të marrë një barazim në shtëpi me rezultatin 1-1 ndaj Dinamo Batumit në ndeshjen e parë për kualifikueset e Conference League. Fillimisht shënuan gjeorgjianët me Flamarion, ndërsa bardheblutë shënuan në minutën e fundit me Regi Lushkjen.

Dinamo Batumi ka marrë një fitore në ndeshjen e parë ndaj Tiranës për kualifikueset e Conference League me shifrat 1-0. Goli i vetëm i shënuar sot në “Air Albania” u realizua nga Flamarion në pjesën e dytë.

Në pjesën e parë, Tirana provoi disa herë dhe një nga goditjet më të rrezikshme ishte e Hoxhallarit që u prit me vështirësi nga portieri. Gjithashtu, provoi dhe Latifi nga një pozicion i mirë, por nuk arriti dot të shënojë. Pjesa e parë u mbyll në barazim me rrjeta të paprekura.

Në fragmentin e dytë, ritmi i bardhebluve ra disi dhe kjo u pa dukshëm pasi u ndëshkuan nga gjeorgjianët. Pas një topi të shërbyer mjaft mirë nga e djathta, Flamarion arriti të realizojë për Dinamo Batumin.

Tirana u zgjua me dy goditje të njëpasnjëshme të Lushkjes dhe Hasanit, por portieri Chichkan bëri heroin. Pas shumë përpjekjeve të bardhebluve, goli u realizua në fundin e takimit nga Regi Lushkja me një goditje perfekte me kokë që nuk i dha asnjë zgjidhje portierit kësaj radhe. Tashmë mbetet gjithçka e hapur për në takimin e radhës që do të luhet në Gjeorgji javën e ardhshme.

Shkëndija nuk ka gabuar në shtëpi dhe ka arritur të marrë një fitore me rezultatin 1-0 përbllë Haverfordëest në ndeshjen e parë të kualifikuesve të Conference League. Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua nga Adenis Shala në fillimin e pjesës së dytë. /oversport.tv