Lushnja mbetet sërish pa trajner, largohet nga pankina Edlir Tetova

Zgjati shumë pak aventura e trajnerit Edlir Tetova në pankinën e Lushnjës. Pasi u largua nga Egnatia, u bë trajneri i skuadrës ‘lagunare’, por Oversport ka mësuar se për arsye personale, Tetova ka kërkuar largimin dhe klubi ka mirëkuptuar kërkesën e tij.

Pritet që skuadrën ta drejtojë përkohësisht Jud Gazheli dhe Blerim Hasalla, emra të njohur të futbollit lushnjar që janë pjesë e klubit. Tetova mori drejtimin e skuadrës më 20 tetor, ku në 5 ndeshje mori 1 fitore 1 barazim dhe 3 humbje.

Aktualisht Lushnja pozicionohet në vendin e 12-të me 9 pikë, 1 pikë larg Turbinës së vendit të fundit, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën. Një skuadër që e nisi Kategorinë e Parë me shumë pretendime, por rezultatet si dhe ndryshimet e trajnerëve kanë bërë që të mos ketë qëndrueshmëri. / Oversport.tv