Luuk De Jong rikthehet në shtëpi, firmos me PSV deri në vitin 2025

Luuk De Jong rikthehet në shtëpi. Sulmuesi holandez është transferuar zyrtarisht te PSV pas aventurës së tij të fundit në La Liga.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi holandez me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se De Jong ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me PSV deri në vitin 2025.

De Jong e kaloi sezonin e fundit në huazim te Barcelona. Ai ishte në pronësi të Sevillas, ndërsa zyrtarizoi edhe kalimin e tij te PSV. De Jong vihet kështu nën urdhrat e trajnerit të tij të ri, Van Nistelrooy. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook