Luzi dhe trajneri mbyllin bashkëpunimin ende pa filluar, ja cili e merr vendin e Stojkut

Ende pa nisur aventurën e tij, Luzi ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin e tyre. Gerson Stojku i cili mori para pak javësh detyrën si tekniku i ri i skuadrës, nuk do të jetë më në krye të tyre.

Siç bëhet e ditur në burime pranë klubit, thuhet se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes tyre dhe është vendosur të ndërpritet bashkëpunimi. Vendin e Stojkut në pankinën e Luzit, do ta marrë një emër i njohur.

Bëhet fjalë për Bledar Devollin, që do të jetë trajneri i ri i këtyre të fundit. Nga java e ardhshme, ish-futbollisti dhe aktualisht trajner, do të fillojë nga puna me ekipin. /oversport.tv