Lyon luan tenis me Bordeaux, Nice vazhdon të ëndërrojë Europën

Lyon merr një fitore tenistike 6-1 përballë Bordeaux dhe shtyn këta të fundit drejt kategorisë inferiorë. Dembele dhe Toko Ekambi shënojnë nga një dygolësh, ndërsa Paqueta dhe Faivre lënë shenjën e tyre në këtë festival golash.

Delort shënon 2 gola dhe i jep një fitore të artë Nice përballë Lorient, duke mbajtur gjallë ëndrrat e vendasve për një vend në zonën Champions.

Nuk ka fitues në duelin e mbijetesës mes Metz dhe Clermont dhe të dyja skuadrat vazhdojnë të rrezikojnë rënien nga kategoria.

Mbyllet ashtu siç filloi 0-0 sfida Montpellier- Reims, nuk ka fitues edhe në ndeshjen Nantes- Angers.

Strasbourg barazon në transfertë përballë Troyes dhe vazhdon të ëndërrojë një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. / Oversport.tv

Foto: Olympique Lyonnais Twitter

Francë – Ligue 1 / Java e 32-të

Nice- Lorient 2-1

Delort 54’, 88’ / Lauriente 61’

Metz- Clermont 1-1

de Preville 24’ / Dossou 37’

Montpellier- Reims 0-0

Nantes- Angers 1-1

Coulibaly 53’ / Boufal 18’

Troyes- Strasbourg 1-1

Tardieu 85’ (pen) / Diallo 56’(pen)

Lyon-Bordeaux 6-1

Dembele 20’, 90+1’, Toko Ekambi 27’, 68’, Paqueta 34’, Faivre 46’ / Mara 84’ (pen)