Maccabi Haifa, skuadra e parë izraelite që luan në “stadiumin e Hitlerit”

Ndeshja e sotme në Conference League mes Union Berlin dhe Maccabi Haifa nuk është vetëm një ndeshje normale futbolli, është diçka më shumë.

Për herë të parë në histori, një skuadër izraelite do të luajë në atë që ka qënë “Olympiastadion” i kryeqytetit gjerman, 85 vite më parë.

Në vitin 1936 në këtë stadium u zhvillua Olimpiada e organizuar nga Gjermania naziste, madje edhe vetë Adolf Hitler ka qënë present.

“Nuk është vetëm një ndeshje e radhës për ne. Këtu kanë ndodhur kasaphana”, tha trajneri i Maccabi Haifa, Barak Bakhar, duke theksuar vizitën e ndjerë që lojtarët kanë bërë në memorialin në kujtim të hebrejve të vrarë në Europë.

“E dimë që kjo ndeshje ka një vlerë të veçantë, që e kalon anën sportive për miqtë tanë nga Haifa dhe për kumunitetin hebre në Berlin”, ka thënë presidenti i Union Berlinit, Dirk Zingler. /Oversport.tv