Atalanta arrin të mposhtë Sampdorian në “Gewiss Stadium” me rezultatin e pastër 2-0. Këtë përballje patët mundësi ta shikonit live në Oversport dhe platformën Tibo.
Sfida nisi mirë për të dyja skuadrat dhe në veçanti për Sampdorian, të cilët krijuan disa herë mundësi për gol. Megjithatë, goli i parë i këtij takimi vjen nga Atalanta në fundin e pjesës së parë. Joakim Maehle prishi ekuilibrat e kësaj ndeshje dhe dërgoi bergamaskët në dhomat e zhveshjes në avantazh.
Në pjesën e dytë Atalanta arriti të dyfishonte shifrat ndaj Sampdorias me golin e të përhershmit, Ademola Lookman. Me një top të dhënë nga Toloi, sulmuesi nigerian nuk i dha mundësi pritjeje gardianit Emil Audero.
Atalanta me këtë fitore ngjitet momentalisht në zonën Champions, me një pikë më shumë se Lazio i vendit të 5-të me një ndeshje më pak. Thellohet dhe më shumë situata e Sampdorias të cilët gjenden në vendin e parafundit të renditjes së Serie A. /oversport.tv
Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Facebook