Fitorja në minutat shtesë ndaj Kastriotit kënaq teknikun e Egnatias, por Gugash Magani qëndron me këmbë në tokë dhe pranon se fati ishte me skuadrën e tij ditën e sotme:
“Futbolli kështu e ka, është një sport situatash, në përgjithësi ne e dominuam lojën, edhe pse bëmë një gabim, që nga portierët po bëhen të shpeshta. Jam i kënaqur me skuadrën për pikët, për sa i përket situatës, skuadra do të rritet akoma më shumë.
Ne kemi besim te lojtarët që fusim, edhe pse kanë probleme fizike. Sot na buzëqeshi dhe fati. Me Skënderbeun humbëm dy raste, ku mund të kishim fituar.
Suksesi dhe dështimi janë pjesë e punës, riskuam dhe mund të ishim ndëshkuar. Po nuk rriskove nuk del mirë, edhe pse sot na buzëqeshi fati në fund.
Ne do të tregojmë me punë, duke qenë kokulur që jemi ekip që do t’i hapim punë të gjithave. Do futemi njësoj në fushë edhe me skuadrat e tjera. Do të përballemi si të barabartë për të marrë maksimumin dhe për të fituar”. /Oversport.tv