Magjepsi Europën, tekniku i Sheriffit bashkohet me ushtrinë ukrainase

Në 28 shtator të vitit 2021 Sheriff Tiraspoli i tij mahniti Europën duke mposhtur në “Santiago Bernabéu” Realin e Madridit. Një arritje që duket shumë e vogël për teknikun Yuriy Vernydub, që ka vendosur që ti bashkohet vullnetarisht ushtrisë ukrainase për tu përballur me pushtuesit rusë.

Sheriffi bëri një paraqitje shumë të mirë në Kupat e Europës këtë sezon (u eliminua në Play Off-in e Europa League nga Braga, pas penalltive), por në pankinën e skuadrës (kampionati moldav fillon në mars) nuk do të qëndrojë më Vernydub.

56-vjeçari i bashkohet listës së gjatë të njerëzve të sportit që i bashkohet ushtrisë ukrainase, pas boksierëve Oleksandr Usyk, Vasiliy Lomachenko, Vitali dhe Vladimir Klitschko si dhe atletëve Dmytro Pidruchnyi dhe Yuliia Dzhima. / Oversport.tv

Foto: FC Sheriff Twitter