Eduart Rroca dhe Jetmir Topalli janë heronjtë e Istanbulsporit në Superligën turke pasi me golat e realizuar bënë që skuadra e tyre të qëndrojë në elitën e futbollit turk. Istanbulspori triumfoi në ndeshjen e fundit përballë Umraniyespor me rezultatin e thellë 4-0, por gjithçka u iniciua nga dy futbollistët shqiptarë.
Fillimisht është Jetmir Topalli që pas një asisti të Rrocës zhbllokon rezultatin duke i çuar shifrat në 1-0. Më pas është e anasjellta, ku Topalli asiston për Rrocën, dhe këtë herë është mesfushori 29-vjeçar që e çon topin në rrjetë.
Në fund ka vend edhe për dy gola të tjerë të realizuar nga Sarikaya dhe Eze. Me këtë fitore, Istanbulspori e mbyll kampionatin në vendin e 15-të, në kuotën e 41 pikëve, 1 më shumë se zona e ftohtë. /oversport.tv