Magjia e radhës e Lionel Messit, shënon 5 gola në miqësoren ndaj Estonisë

Lionel Messi ka dhuruar spektakël në miqësoren që Argjentina ka luajtur përballë Estonisë, pasi ka arritur të shënojë 5 gola në fitoren 5-0 të skuadrës “Albiceleste”.

Është hera e dytë në karrierë që Messi shënon 5 gola në një ndeshje, pasi më parë e kishte arritur këtë gjë në Champions League me fanellën e Barcelonës në sfidën kundër Bayer Leverkusen në vitin 2012.

Sulmuesi po kalon një moment të artë, pasi tregoi që është në formë shumë të mirë edhe në “Finalissima”, ku ishte lideri i Argjentinës në fitoren kundër Italisë. / Oversport.tv

Foto: Selección Argentina Twitter