Magjiku Broja shënon për të dytën ndeshje radhazi, Everton turpërohet nga Watford

Armando Broja ka shënuar për të dytën ndeshje radhazi me Southampton, por pa mundur do t’i japë fitoren “Shenjtorëve”. Shqiptari shënoi golin e dytë në ndeshjen kundër Burnely që përfundoi me rezultatin 2-2.  Southampton e gjeti veten në disavantazh që në fillimin e takimit pas golit të Cornet. Megjithatë, ata i gjetën forcat për të reaguar dhe barazuan me anë të Livramento. Ishte Broja ai që përmbysi gjithçka me një gol personal. Megjithatë, goli i barazimit erdhi përsëri nga Cornet që regjistroi edhe një dygolësh në këtë takim.

Ndërkohë, Watford ka turpëruar në shtëpinë e vetë Everton duke i mundur këta të fundit me rezultatin 5-2. Avantazhi i Everton pas golit të shpejtë të Davies nuk i demoralizoi miqtë që gjetën golin e barazimit me anë të King. Everton e pa përsëri veten në avantazh me anë të Richarlison, por King barazoi përsëri shifrat duke i çuar në 2-2. Ndërkohë, për të kaluar në avantazh miqtë mendoi Juraj Kucka. Sakaq, King shënoi golin për të çuar rezultatin në 4-2, duke marrë edhe topin në shtëpi pas tripletës personale. Gjithçka e vulosi Dennis në minutat e fundit të takimit që shënoi dhe golin e 5-2.

Në barazim janë ndalur edhe Crystal Palace dhe Newcastle. Golit të Benteke ju kundërpërgjigj Wilson duke e lënë rezultatin përfundimtar të takimit në 1-1. Këto janë edhe pikët e para për Newcastle nën pronësinë e miliarderëve arab.

Paqe ka paSur edhe në ndeshjen Leeds-Wolves. Edhe pse për “ujqërit” dukej se çdo gjë po shkonte drejt tre pikëve, një penallti në fundin e ndeshjes e kthyer në gol nga Rodrigo bëri që rezultati përfundimtar të përfundonte në 1-1. Kështu të dyja ekipet ndanë nga një pikë.

 

 

PREMIER LEAGUE – JAVA E 9-TË
CRYSTAL PALACE- NEWCASTLE 1-1
Shënues:
Benteke 56’ / Wilson 65’

EVERTON-WATFORD 2-5
Shënues:
Davies 3’, Richarlison 63’ / King 13’, 78’, 87’, Kucka 80’, Dennis 90+1’

LEEDS-WOLVES 1-1
Shënues:
Hwang Hee-Chan 10’ / Rodrigo (pen) 90+3’

SOUTHAMPTON-BURNELY 2-2
Shënues:
Livramento 41’, Broja 50’ / Cornet 13’, 57’