Në fillim Inter, pastaj Milan dhe tani Juventus. Igli Tare është një nga drejtorët sportivë më të kërkuar në Itali. Pas sukseseve të vazhdueshme tek ekipi i Lazios, puna e Tares nuk ka mbetur pa u vënë re nga klubet më të rëndësishme në Itali.
Mediat vendase po flasin se president i Juventusit, Andrea Agnelli po mendon ta bëjë Taren pjesë të stafit drejtues të ekipit të tij. Tare është pjesë e Lazios që prej vitit 2009 dhe sukseset e tij kanë bërë presidentët e klubeve elitare ta kërkojnë atë me ngulm.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2023 dhe Juventus po shtyn fuqishëm që Tare të bashkohet me “Zonjën e Vjetër”. Megjithatë tashmë topi i takon ish sulmuesit të kombëtares nëse do të pranojë të “shënojë” me ekipin e Juventusit apo do të qëndroj në kryeqytetin Italian. / oversport.tv