Maignan nuk hesht për të ardhmen: Do të ketë sfida të reja…

Sezoni i kaluar me Milanin, nuk ishte nga më të mirët e Mike Maignan sepse ky i fundit pësoi një dëmtim në fillim dhe ndenji për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës.

Shpesh herë, vihet në diskutim e ardhmja e portierit francez në Milano dhe nëse vjen një ofertë e lartë, ai mund të shitet. Në një intervistë për “Sportweek”, gardiani francez nuk e kërkon aspak largimin nga kuqezinjtë, përkundrazi ai kërkon të qëndrojë aty.

“Nuk jam i shqetësuar, do të ketë sfida të reja, prova të reja dhe kjo është pikërisht ajo që dua. Sa herë që shkoj në San Siro është diçka magjike. I gjithë stadiumi, të gjithë kuqezinjtë, magjia krijohet natyrshëm. Më pas konteksti i disa ndeshjeve e bën atë edhe më të veçantë.” – u shpreh Maignan. /oversport.tv