Maignan qetëson Milanin, është Krunic ai që alarmon Piolin

Nga Franca vijnë lajme të mira për Milanin, sepse sipas asaj që shkruan “RMC Sport” në miqësoren e të martës kundër Afrikës së Jugut pritet që në portën e “gjelave” të luajë që nga minuta e parë Mike Maignan.

Portieri ka lënë pas shqetësimin në tendinën e Akilit dhe tashmë është gati për teknikun Deshamps. Por nga Bosnja vijnë lajme të këqija për Piolin, pasi Rade Krunic nuk është stërvitur me skuadrën kombëtare.

Mesfushori kuqezi ka pësuar një dëmtim në miqësoren që kombëtarja boshnjake luajti kundër Gjeorgjisë. Nuk dihet me saktësi shkalla e dëmtimin dhe ky fakt mban në ankth teknikun kuqezi. / Oversport.tv