Maingnan e mbyll për këtë vit, portieri i Milanit operon dorën

Portieri i Milanit, Mike Maignan do të ndalet për të paktën 3 muaj. Gardiani i portës “kuqezi” ka kryer një operacion të detyruar në kyçin e dorës për shkak të një dëmtimi në ditët e fundit.

Francezi kështu nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e Pioli të paktën deri në fillim të vitit tjetër. Portier i shtohet listës së gjatë të dëmtimeve te Milani.

Megjithatë, drejtuesit e Milanit duket se e kanë gjetur zgjidhjen pasi kanë afruar Antonio Mirante me parametra zero.

Italiani ishte pa ekip dhe sot ka zhvilluar vizitat mjekësore me klubin “kuqezi”. Sakaq, për portierin e ri pritet vetëm zyrtarizimi që mund të vijë në orët e ardhshme. /oversport.tv