Maitland-Niles flet si lojtar i Romës: Jam i emocionuar, dua të ndihmoj ekipin

Ainsley Maitland-Niles është lojtari më i ri i Romës. Në faqen zyrtare të klubit ai ka dhënë intervistë e tij të parë për Romën. Ai tregoi se është shumë i emocionuar për eksperiencën e re dhe se dëshiron të japë kontributin e tij për ekipin.

“Jam i emocionuar që jam këtu dhe mezi pres të filloj,” tha Maitland-Niles në intervistën e tij të parë si lojtar i Romës.

“Dua të jap kontributin tim për ekipin dhe të tregoj se çfarë lloj lojtari jam. Faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen që më kanë treguar tashmë. Shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha sa më shpejt nga tani deri në fund të këtij sezoni”. /oversport.tv