Majer ngjit Rennes në “podium”, Lens e shpëton një penallti nga humbja

Rennes do Champions League dhe nuk ka kursyer as St Etienne, fitues i 10 kampionateve në Francë, duke e mundur me rezultatin e pastër 2-0 dhe tani renditet për momentin në vendin e tretë në klasifikim, në pritje të Monaco që ka tre pikë më pak.

Lovro Majer në fundin e pjesës së parë ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen. Në vazhdim duhej edhe goli i sigurisë dhe sërish kroati u shfaq për të gëzuar tifozët e skuadrës së tij, me golin e dytë shënuar në minutën e 84-t.

Kjo humbje e lë St Etienne në vendin e 18-të, që të çon në play-out, me 4 pikë më shumë se Bordeaux që ka një ndeshje më pak.

NDESHJA TJETËR – Lens ka humbur mundësinë për t’u ngjitur në zonën euro, pasi barazoi 2-2 kundër Nantes në shtëpi. Gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq, pasi miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Simon.

Lens nuk u dorëzua, edhe pse Leca kishte dalë me karton të kuq në minutën 19-të. Costa në pjesën e dytë e hapi ndeshjen, ndërsa më pas fituan edhe një penallti që u kthye në gol nga Kalimuendo, duke shmangur humbjen në këtë mënyrë.

LIGUE 1 – JAVA 34

Lens-Nantes 2-2
Shënues:
Costa 67’, Kalimuendo (pen.) 81’ / Simon 8’, 32’

Rennes-St Etienne 2-0
Shënues:
Majer 41’, 84’

Foto: Stade Rennais F.C, Twitter