Mala: Kukësi ekip i mirë, të marrim pikët që lamë kundër Dinamos në derbi

Partizani barazoi pa gola kundër Dinamos në derbi. Në lidhje me atë duel, por edhe për vazhdimësinë dhe sfidën me Kukësin, ka folur për mediat mesfushori Esat Mala.

“Prisnim më shumë ndaj Dinamos. E kishim vlerësuar ndeshjen në maksimum. kemi pasur edhe ndeshje të tjera. Shpresuam në fitore dhe dhamë maksimumin. Nuk i shfrytëzuam rastet tona. Nuk është se jemi të kënaqur me rezultatin”.

“Nuk dorëzohemi, ka ndeshje. Edhe ekipet e tjera po gabojnë. Ka ndeshje plot, kampionati është i paparashikueshëm. Do tentojmë maksimumin për tre pikë në çdo ndeshje. Do u shkojmë në fund të dy kompeticioneve. Në fund do e shohim ku do jemi. Besoj se do e arrijmë atë që duam”.

“Kukësi është në krye të tabelës, ka një ekip shumë të mirë. E vlerësojmë maksimalisht. Do përgatitemi edhe ne për këtë ndeshje. Shpresojmë që pikët që lamë me Dinamon, t’i marrim me Kukësin”, përfundoi deklaratën e tij Mala. / oversport.tv