Maldini dhe Gazidis në një mendje: Pioli përfaqëson vlerat e Milanit

Pas rinovimit të Stefano Piolit deri në vitin 2023, në kampin kuqezi nuk fshihet gëzimi për zgjatjen e bashkëpunimit me teknikun.

“Ka emocion për të vazhduar një rrugëtim që po na sjell rezultate shumë të mirë. Nuk po rinovojmë vetëm me trajnerin Pioli, por edhe me njeriun Pioli. Ka shumë sintoni mes nesh.

Ndoshta do të ketë edhe probleme, por do të dimë ti kalojmë. Nuk duam një skuadër që të fitojë vetëm një vit, por për një kohë të gjatë. Duam që të rikthejmë Milanin që të jetë gjithmonë konkurrues”, ka deklaruar Paolo Maldini për MilanTV.

Të njëjtin mendim ka edhe Ivan Gazidis: “Për ne është e rëndësishme jo vetëm ana teknike, por edhe ajo njerëzore. Pioli përfaqëson shumë mirë klubin tonë, është perfekt për të përfaqësuar vlerat e Milanit.

Po bëjmë rrugëtimin tonë, por duhet ti hedhim hapat një e nga një. Pioli ka ikur menjëherë në Milanello për të punuar, nuk po flasim për ëndrra, por për punë”, ka thënë administratori i deleguar i klubit kuqezi pas firmës me teknikun. /Oversport.tv