Pasi u rinovuan kontratat e Paolo Maldinit dhe Ricky Massaras, te Milani ka filluar edhe puna për merkaton e verës. Sipas asaj që raportohet në Itali, në javët e ardhshme, dyshja e merkatos së Milanit, pritet të mbyllë diskutimet për dy afrime të mundshme.
Objektivi kryesor dhe më i mundshëm është ai i Hakim Ziyech. Ky i fundit ka dhënë dritën jeshile për një transferim në Milano dhe tashmë Maldini duhet të nisë diskutimet me Chelsean për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Objektivi tjetër është Renato Sanches. Edhe pse është konsideruar si një transferim i sigurt drejt PSG, presidenti i Lille ka thënë se s’ka marrë ende asnjë ofertë zyrtare. Për rrjedhojë, drejtuesit e Milanit do të provojnë gjithçka për të bindur mesfushorin portugez të zgjedhë kuqezinjtë. /oversport.tv