Maldini: Duhet dokument i përbashkët për Covid, ekipet nuk po trajtohen njësoj

Për situatën kaotike të shkaktuar nga Covid-19 në Serie A, ka folur edhe drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini. Legjenda kuqezi tha se duhet një dokument i përbashkët me të gjithë. Në të kundërt sipas tij, ekipet nuk do të trajtohen të gjitha njësoj.

“Do të ishte më e drejtë të arrihej në një zgjidhje të përbashkët që përfshin një dokument të miratuar nga qeveria për të arritur në fund të kampionatit. E vetmja mënyrë për të rënë dakord është të ulemi, të përpiqemi t’i trajtojmë ndeshjet edhe me mungesa.

Kemi disa mungesa në mbrojtje, është problem por nuk tërhiqemi. Fatkeqësisht derisa të bëhet një dokument i përbashkët trajtimet nuk do të jenë të gjitha njësoj, por nuk ndihemi të penalizuar”. /oversport.tv