Gusht 1985, Paolo Maldini titullar, kuptohet me Milanin, në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Genoa. 13 janar 2022, djali i tij Daniel, debuton si titullar në Kupë po kundër Genoas.
“Sinqerisht nuk e kisha kujtuar që edhe unë kam debutuar në Kupën e Italisë kundër Genoa gjithashtu, ndaj është shumë e pabesueshme”, tha Maldini mes të tjerash për Sportmediaset.
Drejtuesi i Milanit u ngacmua edhe në lidhje me afrimin e një qendërmbrojtësi, pasi kohët e fundit ka pasur shumë emra që kanë qarkulluar:
“Shumë emra janë përmendur për Milanin këtë periudhë dhe një pjesë janë shpikur. Ne preferojmë t’i bëjmë gjërat në prapaskenë dhe jo përmes mediave.
Ajo që kemi parë është besueshmëria e mbrojtësve tanë dhe qëndrueshmëria e ekipit, kështu që nuk është e sigurt që do të sjellim dikë këtë sezon”, tha Maldini. / oversport.tv