Maldini: Ibrahimovic nuk do të jetë kurrë një barrë, ai është një pasuri

Paolo Maldini, drejtori i zonës teknike tek skuadra e Milanit, ka folur për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic pak minuta para fillimit të derbit:

“Në radhë të parë nuk ka një diskutim të hapur me Zlatan, ai është një njeri shumë i pavarur dhe duke qenë i pavarur e di se cila është situata e një marrëveshje të mundshme me Milanin.

Nëse nuk do të ndihet në gjendje për të vazhduar, do të jetë i pari që do të thotë: po tërhiqem. Në këto momente dëshira e tij është që të vazhdojë. Dëmtimet po e limitojnë kohët e fundit, por janë diskutime që do të bëhen haptazi.

Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me të. Zlatan nuk do të jetë kurrë një barrë, ai është një pasuri”, ka përfunduar Maldini. /Oversport.tv