Paolo Maldini ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e Milanit. Mbrojtësi Theo Hernandez do të nënshkruajë kontratën e re, edhe pse është përfolur shumë si objektiv i Chelsea.
Drejtori Paolo Maldini, para ndeshjes me Juventusin, mes të tjerash ka deklaruar: “Theo Hernandez do të zgjatë kontratën në ditët e ardhshme.
E kemi arritur marrëveshjen dhe është vetëm çështje kohe të takohemi me agjentin dhe të firmosim të gjitha letrat”.
Theo do të nënshkruajë për pesë vite dhe sigurisht që do të ketë një rritje të ndjeshme të pagës, që e ka fituar me paraqitjet e tij në fushën e blertë. / oversport.tv
AC Milan director Paolo Maldini announces: "Theo Hernandez will extend the contract in the next days. We've reached an agreement – it's just matter of time to meet with his agent and sign all the paperworks". 🔴🤝 #ACMilan
New five year deal for Theo will be announced soon. pic.twitter.com/FtWKf7vubM
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 23, 2022