Maldini: Kupë Bote çdo dy vite? Dëmton lojtarët fizikisht dhe mendërisht

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini ka dalë kundër idesë së FIFA-s për të zhvilluar Kupën e Botës çdo dy vite. Drejtuesi “kuqezi” nuk e konsideron të arsyeshme zhvillimin e këtij eventi në një interval kaq të shkurtër kohor dhe se kjo gjë mund ta dëmtojë futbollin.

“Unë nuk mendoj se të luash Kupën e Botës çdo dy vite është një ide e mire. Do të hiqte rëndësinë e ngjarjes më unike sportive në botë, duke anuluar një traditë që ka pothuajse një shekull”.

“Shpresoj që FIFA të heqë dorë nga ky projekt i gabuar. Diçka e tillë të kishte efekte shumë negative në shëndetin fizik dhe mendor të lojtarëve. Atletët, Federatat dhe klubet janë të gjithë të vetëdijshëm se do të kishte shumë pak përfitime në krahasim me dëmin që një vendim si ky mund të shkaktojë në botën tone”, e mbylli fjalën e tij Maldini. /oversport.tv