Maldini lumturon tifozët: Jemi pranë rinovimit me Theo, Bennacer dhe Leao

I ftuar special te Shoqata Italiane e Tifozëve të Milanit, Paolo Maldini ka zbuluar disa detaje mbi rinovimet te ekipi i Milanit. Ai u ndal më konkretisht te situata e tre lojtarëve të Milanit, Theo Hernandez, Ismael Bennacer dhe Rafael Leao. Maldini u shpreh shumë entuzias për rinovimin e tyre dhe shprehu besimin e plotë se do të arrihet një marrëveshje shumë shpejtë.

“Së pari, të tre lojtarët kanë një kontratë që skadon në 2024. Pra, natyrisht, si më parë me Donnarumma, Kessie dhe Calhanoglu, ne filluam negociatat në kohën e duhur, por jo gjithmonë është e lehtë për të gjetur një marrëveshje në një negociatë.

Negociatat me Theon dhe Bennacer janë duke ecur shumë mirë, por ne po flasim edhe me Rafa Leao. Synimi është që të rinovohet së shpejti me të tre. Sigurisht që janë lojtarë që kanë dhënë shumë deri tani, por gjithashtu janë ende të rinj dhe mendojmë se mund të japin shumë në të ardhmen tonë të afërt”, përfundoi Paolo Maldini. /oversport.tv