Malinovskyi drejt largimit, Gasperini: Nuk do ta zëvendësojmë

Largimi i Ruslan Malinovskyit nga Atalanta është diçka e sigurt dhe këtë gjë e ka konfirmuar së fundmi edhe trajneri i bergamaskëve, Gian Piero Gasperini. Ky i fundit u pyet nga mediat nëse dëshiron ndonjë lojtar tjetër për të zëvendësuar ukrainasin.

Megjithatë, përgjigja e teknikut të Atalantës është mjaft e qartë. “Nuk kemi asnjë ide për të zëvendësuar Malinovskyin. Në verë ne kemi afruar Lookman për ta zëvendësuar atë në rolin që ka mbajtur për 3 vite e gjysmë te ne”, u shpreh Gasperini.

Malinovskyi do të largohet nga Atalanta për një eksperiencë të re në kampionatin francez. Lojtari ukrainas pritet të transferohet te Marseille për rreth 14 milionë euro. /oversport.tv