Paulo Dybala ka kaluar Juventusin në avantazh kundër Sampdorias, por ka qenë i pafat për shkak se ka pësuar një dëmtim.
Argjentinasi, të cilit bardhezinjtë i kanë besuar edhe shiritin e kapitenit, është ndjerë keq dhe në minutën e 21-të ka lënë fushën e blertë.
Kamerat e kanë fokusuar Dybala dhe ata që po e ndiqnin ndeshjen në Oversport kanë dalluar qartë zhgënjimin e tij dhe lotët që i dilnin nga sytë. / oversport.tv