“Mallkimi” i dëmtimeve: Rebic tremb Milanin sërish, Maignan befason

Të reja nga Milani. Ante Rebic është shqetësimi i fundit në kampin kuqezi, pasi sulmuesi anësor ka shfaqur një problem fizik në seancën e sotme stërvitore.

Sky Sport raporton se kroati do ta humbë ndeshjen e së shtunës kundër ish-skuadrës së tij, Fiorentinës.

Në vend të Rebic do të jetë titullar Leao në të majtë të sulmit. Zhvillimet pozitive lidhen me dëmtimin e portierit Mike Maignan.

Francezi pritej të rikthehej në fillim të janarit, por tani raportohet se mund të jetë i gatshëm që në fillim të muajit dhjetor. / oversport.tv