Klubi i Mallorca, skuadër ku aktivizohet edhe sulmuesi Vedat Muriqi, ka shkarkuar trajnerin Luis García Plaza. Rezultatet e dobëta të javëve të fundit (6 humbje radhazi në kampionat, 10 disfata në 12 sfidat e fundit) i kanë kushtuar vendin e punës trajnerit nga Madridi.
Skuadra ka zbritur në zonën që të çon në kategorinë inferiore dhe kjo ka bërë që drejtuesit amerikanë të klubit të humbasin durimin dhe të bëjnë ndryshime në pankinë.
Mungon akoma konfirmimi zyrtar, por është arritur marrëveshja me meksikanin Javier Aguirre, që rikthehet në kampionatin spanjoll pas eksperiencave me Osasuna, Atlético, Zaragoza, Espanyol dhe Leganés.
Tekniku do të drejtojë skuadrën për 9-të ndeshjet e mbetura dhe nëse skuadra shpëton, do të qëndrojë në stol edhe në sezonin e ardhshëm. / Oversport.tv
Foto: Real Mallorca Twitter
👹 Luis García Plaza deja de ser entrenador del club
👉🏻 https://t.co/gxbYT1LbZI pic.twitter.com/KkjPFoeZX2
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) March 22, 2022