Mamaja e Wanda Naras i habit të gjithë, komenton në foton e Icardit

Mauro Icardi ka çuditur me postimin e tij të fundit në Instagram. Pas një serie fotosh ku ai ishte me Wanda Naran duke i shprehur edhe dashurinë asaj, argjentinasi postoi një foto të vetes duke gëzuar me fanellën e PSG.

Në shkrimin e saj ishte: “Edhe një i vetëm nuk është keq”. Diçka e tillë ka hedhur dyshime se sulmuesi mund të ketë hequr dorë nga raporti i tij me Naran.

Megjithatë, ajo që ka habitur edhe më shumë është komenti që Nora Colosimo, mamaja e Wanda Naras ka bërë në postim. Ajo ka komentuar disa emoji, ku midis tyre ishte edhe një duartrokitje dhe një zemër. /oversport.tv