Cagliari-Genoa dhe Spezia-Udinese janë dy takime të tjera të ditës së sotme në kampionatin italian që do të zhvillohen në orën 15.00 dhe do të transmetohen live në Oversport.
Me vetëm një pikë në 2 ndeshjet e para të kampionatit, Cagliari synon suksesin e parë sezonal në sfidën e sotme kundër Genoas në stadiumin “Unipol Domus”.
Tekniku Semplici duhet të verifikojë gjendjen e lojtarëve uruguajanë. Mungesa e Ceter është e sigurtë ndërsa në dyshim është aktivizimi i Strootman.
Genoa nuk e ka provuar akoma shijen e pikëve këtë sezon dhe do të synojë një rezultat pozitiv në transfertën e sotme. Me përjashtim të Cassatas, të gjithë lojtarët janë në dipozicion të teknikut Ballardini.
Formacionet e mundshme:
Cagliari (3-5-2): Cragno; Walukiewicz, Ceppitelli, Carboni; Zappa, Marin, Oliva, Dalbert, Deiola; Joao Pedro, Keita.
Genoa (3-5-2): Sirigu; Biraschi, Vanheusden, Criscito; Sabelli, Sturaro, Badelj, Rovella, Cambiaso; Caicedo, Destro
Spezia synon fitoren e parë sezonale përballë Udinezes në stadimin “Piço”. Rei Manaj do të jetë në pankinë sfidën e sotme.
Pas 4 pikëve të grumbulluara në 2 javët e para, Udineze synon një tjetër rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme. Udogie. Nestorovski dhe Forestier do të mungojnë për bardhezinjtë në këtë transfertë.
Formacionet e mundshme:
Spezia 4-3-3): Zoet; Ferrer, Nikolaou, Hristov, S. Bastoni; Reca, Bourabia, Maggiore; Verde, Gyasi, E. Colley.
Udinese (3-5-2): Silvestri; Becao, Nuytinck, Samir; Soppy, Pereyra, Walace, Arslan, Stryger Larsen; Deulofeu, Pussetto