Manchester City blindon një xhevahir, Mahrez rinovon deri në vitin 2025

Manchester City njofton se një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës ka rinovuar kontratën me kampionët e Anglisë.

Algjeriani Riyad Mahrez do të vazhdojë aventurën e tij me fanellën e City, pasi ka firmosur një kontratë të re deri në vitin 2025.

31-vjeçari u bashkua me skuadrën e drejtuar nga trajneri Guardiola në verën e vitit 2018 pas paraqitjeve shumë të mira me fanellën e Leicester. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter