Manchester City çon skaut në stadium, talenti i Bologna u shënon në sy

Manchester City ka hedhur sytë në Serie A, pasi i intereson mesfushori Mattias Svanberg.

Gazetari Nicolo Schira raporton se skaut të “Qytetarëve” janë në stadium duke e ndjekur në ndeshjen kundër Romës.

22-vjeccari sa duket është karikuar, pasi e ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 35-të. Svanberg është pjesë e klubit të Serie A prej tre sezonesh,

Mesfushorit i përfundon kontrata më 30 qershor 2023 dhe në verë Bologna do të jetë e detyruar ta shesë, që të mos e humbasë me parametra zero. / oversport.tv