Manchester City në kërkim të një sulmuesi, futet në garë për yllin e Arsenalit

Manchester City është në kërkim të një sulmuesi në merkaton e janarit. Ekipi i Guardiolës po përpiqet të forcojë repartin ofensiv dhe zgjidhjen duket se e ka gjetur në Premier League.

Emri më i nxehtë është sulmuesi i Arsenal Alexandre Lacazette. Francezi shikohet nga tekniku spanjoll si ideali për fazën e tij sulmuese. Sipas “Mirror” City po mendon të shpenzojë disa milion që në merkaton e janarit për të afruar Lacazette.

Marrëveshja mund të arrihet brenda sesionit të ardhshëm të merkatos duke parë që kontrata e Lacazette përfundon në fundin e këtij sezoni. Drejtuesit e Arsenal janë në presion për mungesën e rinovimit dhe në janar mund të shmangte transferimin e tij me parametër zero. /oversport.tv