Manchester City nuk fal, Liverpool “dajak” Evertonit në derbi

Manchester City ka bërë detyrën kundër Aston Villa, duke fituar me rezultatin 2-1 në transfertë, kundër Liverpool çmontoi në derbi skuadrën e Everton me shifrat 4-1.

Kampionët në fuqi shënuan dy herë në pjesën e parë kundër Aston Villa, me Dias dhe Bernardo Silva. Watkins e hapi ndeshjen, por nuk ia ndryshoi dot fatin me golin e shënuar.

Liverpool nuk pati mëshirë ndaj Everton dhe spektaklin e nisi kapiteni Henderson pa u bërë 10 minuta lojë. Salah dyfishoi shpejt dhe realizoi edhe golin e tretë në pjesën e dytë.

Më parë Grey kishte realizuar për Everton, por ajo shkëndijë nuk kishte mjaftuar. Diogo Jota deri në fund shënoi edhe golin e katërt për Liverpool.

PREMIER LEAGUE – JAVA 14
E mërkurë, më 1 dhjetor, ora 21:15

Aston Villa-Manchester City 1-2
Shënues:
Watkins 47′ / Dias 27′, Silva 43′
Everton-Liverpool 1-4
Shënues:
Gray 38′ / Henderson 9′, Salah 19′, 64, Jota 79′

/ oversport.tv