Manchester City ka arritur një fitore me vlera në “Stamford Bridge” përballë kryesuesve të Chelsea. Një gol i brazilianit Gabriel Jesus në minutën e 53-të të takimit ka vulosur fatin e kësaj përballjeje.
Skuadra e Guardiolës ka dominuar gjatë gjithë takimit, duke vënë disa herë në vështirësi “blutë” e Londrës. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim të bardhë, ka qënë Gabriel Jesus ai që ka zhbllokuar takimin.
Në minutat e mbetura skuadra e Tuchel është munduar të reagojë, por për asnjë moment lojtarët e Chelsea nuk kanë rezikuar seriozisht portën e mbrojtur nga Ederson. Manchester City arrin një fitore me vlera që e ngjit në klasifikim, ndërsa Chelsea pëson humbjen e parë sezonale në kampionat.
Ndeshja tjetër – Manchester United ka zhgënjyer në këtë javë të Premier Ligës, pasi është mundur 1-0 në “Old Trafford” nga Aston Villa.
Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, kanë qënë miqtë nga Birminghami ata që kanë gjetur rrugën e rrjetës 2 minuta para përfundimit të takimit me Kortney Hause.
Skuadra e Solskjaer është hedhur e gjitha në sulm dhe në minutat shtesë të takimit ka fituar një penallti. Ndonëse Ronaldo ishte në fushë, 11 metërshin e ka gjuajtur bashkëatdhetari i tij, Bruno Fernandes i cili ka goditur mbi traversë.
“Djajtë e kuq” pësojnë humbjen e parë në kampionat, një tjetër rezultat negativ për skuadrën e Manchesterit pas eleminimit nga Kupa e Ligës në mesjavë përballë West Hamit. / Oversport.tv