Manchester United del “zbuluar”, zgjedh trajnerin e ri i ndikuar nga Messi

Manchester United është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer. Deri më tani janë lakuar disa emra, por më të përfolurit janë Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino.

Së fundmi ka dalë në skenë një tjetër emër dhe ai është Ernesto Valverde. “The Guardian” shkruan se “Djajtë e kuq” e duan spanjollin si trajner të përkohshëm.

Valverde ka pasur një bisedë me John Murtogh, drejtorin e United, dhe një nga arsyet që i “josh” kjo ide është fakti që trajneri ka drejtuar Messin te Barcelona dhe mund të bëjë të njëjtën gjë edhe me Ronaldon tek anglezët.

Veç kësaj, thuhet se Valverde ka bërë edhe sugjerimet e para për përforcimet në merkato nëse ai do të emërohet si trajneri i Manchester United. / oversport.tv