Manchester United i fiksuar me yllin portugez, por çmimi i tij është 115 milionë euro

Manchester United është në kërkim të një sulmuesi për sezonin tjetër dhe objektivi kryesor është talenti portugez Goncalo Ramos. Ky i fundit po shkëlqen me skuadrën e Benficas dhe ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha europiane.

Megjithatë, Erik Ten Hag i ka njoftuar drejtuesve të klubit se e kërkon me çdo kusht në skuadër 21-vjeçarin. Sipas asaj që raporton “The Mirror” klubet kanë nisur negociatat dhe Benfica ka vendosur çmimin e xhevahirit të saj.

115 milionë euro duhet të paguajë skuadra angleze për të veshur me fanellën e saj sulmuesin Ramos. Një shifër që është konsideruar e lartë nga Manchesteri, që po shpreson të ulë çmimin në mënyrë që mos të shpenzojë kaq shumë para për një lojtar të vetëm. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter