Manchester United katastrofë, Liverpool e turpëron keq në Old Trafford

Sa rëndë është turpëruar Manchester United kuptohet qartazi kur shikon fytyrën e legjendarit Sir Alex Ferguson. Pesë gola të shënuar nga Liverpool në “Old Trafford” dhe Mohamed Salah ishte ylli i ndeshjes.

“The Reds” e nisën me vrull ndeshjen, duke shënuar me Keita pas një aksioni model. Ishte vetëm minuta e pestë e ndeshjes dhe u pa që mbrojtja e Manchester United do vuante.

Goli i dytë u shënua pas tetë minutash dhe më mirë Liverpool nuk mendonte ta niste. Skuadra e Klopp nuk mund të kishte mëshirë ndaj rivalëve të përjetshëm.

Mohamed Salah e mori skenën më pas dhe shënoi edhe dy gola të tjerë në fraksionin e parë të lojës, kurse në të dytën gjeti edhe rrjetën për herë të tretë dhe “vulosi” fitoren 5-0 të Liverpool.

Më pas edhe VAR ishte kundër Manchester United. Fillimisht u kap Cristiano Ronaldo në pozicion jashtë loje pasi shënoi, ndërsa më pas Pogba u ndëshkua me karton të kuë dhe i la “Djajtë” me një lojtar më pak për më shumë se 300 minuta lojë.

PREMIER LEAGUE – JAVA 9

Manchester United-Liverpool 0-5
Shënues:
Keita 5’, Jota 13’, Salah 38’, 45+5’, 50’

/ oversport.tv